Kokë e këmbë me kristale, jeta super luksoze e trashëgimtares së Dritan Hoxhës (FOTO LAJM)

Dy ditë nga përvjetori i vdekjes së Dritan Hoxhës, Lori, ka mbushur 26 vjet.

Ajo e ka festuar ditëlindjen me mikeshat e saj në Paris.

Mbrëmja e ditëlindjes ka qenë e gjitha një darkë private për të ftuarit special, e 26 vjeçarja kishte zgjedhur një fustan me gurë që vezullonte i tëri.

Sipas kërkimeve të bëra nga faqja “What they Wearin” fustani i gjithi me kristale i përket stilistes “Alessandra Rich” dhe kushton jo pak por 2500€ ndërsa vathët të cilat janë të po të njejtë firmë kushtojnë 275€.

Lori Hoxha është bërë e famshme për jetën luksoze që bën dhe udhëtimet në çdo cep të botës.
Shtuar më 25/10/2019, ora 14:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori