Klea xheloze? I ka përgatitur Elgitit një listë me vajza që s'do bashkëpunojë (FOTO LAJM)

Çifti i njohur i shoëbiz-it, Klea Huta dhe Elgit Doda, ishte dje i ftuar në emisionin “E Diela Shqiptare”, ku rrëfeu disa detaje nga jeta private dhe marrëdhënien me të voglin, Krid.

Moderatori i njohur, Ardit Gjebrea, i provokoi ata herë pas here duke u bërë pyetje të ndryshme nëse e njihnin njëri-tjetrin dhe a ishin xhelozë.

Ata u shprehën se janë xhelozë aq sa duhen, pasi disa kufij i kanë caktuar qartë. Madje Klea zbuloi se i ka bërë “gati Elgitit një listë” me emrat e këngëtarëve që ai nuk duhet të bashkëpunojë.

“Jo Giti e di vet, e ka listën gati se me kë nuk duhet të bashkëpunojë, unë nuk them asnjë fjalë më tepër”, tha Huta.

“Po, ma ka vënë aty sa hyn te dera. Dhe ato e dinë se kush janë. Kanë ardhur tek dera kanë parë listën dhe janë kthyer”, shtoi Doda me shaka.

Ndërsa kur e pyetën Klean në lidhje me arsyen, ajo u shpreh se e gjithë kjo lidhet vetëm me profesionalizmin e këtyre këngëtareve. “ǒështë e vërteta janë ca njerëz që nuk duhet të jenë aty sepse nuk kanë arsye për të qenë. Pra nuk kanë arsye për të qenë në tregun muzikor dhe nuk duhet të jetë Giti im, ai që duhet t’i lançojë për në treg”, u shpreh moderatorja.

Shtuar më 28/09/2020, ora 11:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori