Klea Huta i kërkon falje publikisht Elgitit, kështu i do fëmijët (FOTO LAJM)

Prej kohësh në internet kemi parë të qarkullojnë foto ose video me një nga filtrat më të rinj të ‘Snapchat’ ku persona të ndryshëm transformohen në fytyrë duke marrë tiparet e një fëmije. Me një video të tillë Klea ka mbyllur mbrëmjen e djeshme, duke zbuluar publikisht edhe një dëshirë që mbase e ‘ka mërzitur’ partnerin e saj Elgit Doda. “Uroj që vajza ime të më ngjajë mua. Më fal dashuri”, shkruan ajo krahas videos ku shfaqet si fëmijë.

Kujtojmë se Klea dhe Elgiti kanë një lidhje të gjatë, e cila u bë publike vitin që shkoi dhe gjërat mes tyre janë më mirë se kurrë. Dy të dashuruarit po shijojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit dhe shpesh herë në intervista kanë treguar se kanë plane dhe dëshirë për të pasur fëmijë në të ardhmen.
Shtuar më 09/07/2019, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori