Klea Huta dedikim romantik Elgit Dodës (FOTO LAJM)

Pëlqej
Nuk ka kaluar as një javë që kur rrjetet sociale zienë nga lajmi i bujshëm i lidhjes së prezantueses Klea Huta me producentin Elgit Doda.

Dyshja u fotografua së bashku në plazh në Himarë duke konfirmuar njëherë e mirë zërat për një romancë mes tyre.

Por ndonëse dyshja nuk e ka pranuar ende këtë publikisht, detaje të vazhdueshme flasin në vendin e tyre. I tillë ka qenë edhe një dedikim që prezantuesja ka bërë gjatë ditës së sotme në Instagram.

“Gjithmonë me mua!”-shkroi Huta në përshkrimin e një fotoje të shkrepur në plazh, ku në qafë i shihet varësja me emrin “Amla”, titulli i këngës që Elgiti shkroi për të në festivalin “Kënga Magjike”. /albue.com/
Shtuar më 17/07/2017, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori