Klea dhe Elgiti janë gati për dasëm, kërkojnë vetëm një gjë nga fansat (FOTO LAJM)

Elgit Doda dhe Klea Huta janë padiskutim një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Që kur lidhja e tyre u bë publike, ata nuk kanë hezituar të publikojnë shpesh foto e video të ndryshme, por edhe të bëjnë deklarata romantike në drejtim të njëri-tjetrit.

Në emisione të ndryshme ata kanë rrëfyer se bashkëjetojnë dhe se madje kanë prezantuar edhe familjet e tyre, dhe për këtë arsye shumë fansa janë kuriozë të dinë se kur do i japin fund beqarisë.

Elgiti i ka kthyer së fundmi përgjigje fansave në Instastory dhe njëri prej tyre i ka shkruar: "Kur do martohesh me Klean? Jeni çifti perfekt.”

“Po na paguat dasmën që nesër”, i është përgjigjur Elgiti fansit duke treguar kështu që e kanë në plan një dasmë, por pjesa e pagesës së parave ishte me siguri një shaka.
Shtuar më 26/07/2019, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori