“Kokë më kokë”, aksident me 3 të plagosur në aksin Lezhë-Shkodër

Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Sipas burimeve, dy automjete u përplasën me njëri-tjetrin dhe për pasojë 3 persona mbetën të plagosur.

Ndërkohë ende nuk bëhet me dije gjendja e tyre shëndetësore dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes./albeu.com/