Klaudia në krahët e balerinit italian, Albi Nako bën veprimin e papritur (FOTO LAJM)

Ndarja e Klaudia Pepas dhe Albi Nakos bëri bujë të madhe në media.

Kjo pasi shumë pak ishte folur për lidhjen e tyre, pasi çifti kishte arritur ta runte mirë sekretin.

Pas ndarjes thashethemet për lidhjet e tjera të çiftit na kanë shoqëruar deri ditët e fundit.

Por mesa duket të dy janë bindur me ndarjen dhe nuk e kanë më problem nëse e shohin njeri tjetrin ne krahet e dikujt tjeter.

Së fundmi Klaudia disa ditë më parë postoi një foto me balerinin italian Francesco Mariottini.

Pas kësaj fotoje, ku ajo e cilësonte si princin e saj, ndjekësit kanë filluar aludimet se Klaudia mund të jetë në lidhje me kolegun e saj italian.

Ajo që i ka habitur të gjithë është reagimi i Albi Nakos pas publikimit nga ana e Klaudias të një tjetër fotoje me “princin e saj”.

Ai i ka dhënë pëlqej fotos, ku Klaudia shfaqet në krahët e balerinit italian, reagim ky, që nuk pritej në fakt por kjo tregon se Klaudia dhe Albi pas ndarjes kanë mbetur miq. /albeu.com/
Shtuar më 30/01/2019, ora 08:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori