ZYRTARE/ Napoli nënshkruan me zëvendësuesin e Koulibaly

Napoli ka zyrtarizuar transferimin e ri. Bëhet fjalë për Kim Min Jae, mbrojtësin që vjen nga Fenerbahce.

Mbrojtësi shikohet si zëvendësuesi ideal i Kalido Koulibaly, i cili u transferua te Chelsea në Premier League.

Kim Min Jae ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Napolin, teksa do te jetë partneri i Amir Rrahmanit në qendër të skuadrës napolitane.

Lajmin e ka bërë publik vete presidenti i skuadrës italiane nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku Aurelio De Laurentis i uron mirëseardhjen mbrojtësit.