Aksident i rëndë në Devoll, 64-vjeçari niset me helikopter drejt Tiranës

Një 64-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme pas një aksidneti  të ndodhur në Devoll.

Mësohet se Trifon Kordalli mbeti i plagosur rëndë pasi duke drejtuar një motomjet tip “Yamaha” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Ai është nisur me spital drejt spitalit të Traumës për shërbim të specializuar për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Aksidenti ndodhi rreth orës 11:15, në hyrje të fshatit Tren. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga./Albeu.com


Shtuar 9.06.2023 14:48