Kjo pankartë për Ramën po bën namin në Facebook (FOTO LAJM)

Përveç se po trondisin klasën politike të vendit, studentët janë edhe mjat kreativë në pankartat e tyre duke e bërë këtë protestë tepër të veçantë.

Gjatë tetë ditëve ata kanë protestuar në sheshe, por edhe kanë ironizuar keq sistemin me meme dhe pankarta të ndryshme.

Ne të Albeu.com veçojmë njerën prej tyre, e cila është bërë nga studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore në Tiranë ku shkruhet: Rama na kthe përgjigje deri në 16:00 se në 17:00 jemi në kurs gjermanishteje.

Kështu studentët bëjnë ironi me faktin se mijëra infermierë po braktisin spitalet nga pagat e kushtet e këqija me shpresën për të emigruar në Gjermani. /albeu.com/
Shtuar më 11/12/2018, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori