Tifozët shpërthyen me kore kundër tij, reagimi i Lotitos bëhet “hit” (VIDEO)

Pavarësisht triumfit 3-0 ndaj Bolonjës, tifozët e Lacios nuk i kursye koret kundër presidentit Lotitos, teksa reagimi i tij është bërë “hit” në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për minutën e 86-të, kur “Curva Nord” filloi të këndonte sërish koret kundër presidentit Lotito, teka ky moment u fokusua edhe nga regjia qendrore.

Në këtë moment, kamerat u fokusuan te presidenti i Lacios, i cili qëndronte në tribunë së bashku me Taren. Numri 1 i Lacios bëri një gjest ironizues ndaj tifozëve që po këndonin.

Ai filloi të lëvizte dorën e tij, sikur të ishte duke dirigjuar koret që ishin kundër tij. Ky gjest është duke bërë xhiron e internetit në rrjetet sociale.


Shtuar 13.02.2022 09:43

Tags: