Kjo është shtëpia luksoze e Bes Kallakut tek Gjiri i Lalëzit (FOTO LAJM)

"Për drekë me mua" ne "E Diela Shqiptare", është një program i cili jo vetëm argëton teleshikuesit por u jep mundësinë të mësojnë gjëra të reja rreth personazheve pjesëmarrës.

Së fundmi pjesë e një prej puntatave ka qënë Bes Kallaku. Aktori i humorit kishte zgjedhur t’i ftonte miqtë e tij VIP në shtëpinë që ai dhe Xhensila kanë në një kompleks turistik në Gjirin e Lalëzit.

Një zgjedhje kjo mjaft e zgjuar duke iu përshtatur dhe menysë që ai kishte përzgjedhur të gatuante ku baza ishte peshku. Duket se kjo vilë e ti ishte tepër luksoze.

Ngjyra dominuese në shtëpinë e Besit dhe Xhensilës, si brenda dhe jashtë saj, ishte e bardha.

Gjatë emisionit Besi tha se ai ka bindjen se pasi vogëlushja të vijë në jetë, ata do të kalojnë më shumë kohë në shtëpinë e tyre në plazh. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2018, ora 11:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori