Kjo është shtëpia ku lindi Zoran Zaev (FOTO LAJM)

Kryeministri Zoran Zaev është nga fshati Murtino i Strumicës. Fshat shumë i vogël pothuajse i boshatisur pasi shumica e banorëve nuk jetojnë më aty por janë shpërngulur në qytetin e Strumicës ose në Shkup.

Në një reportazh të përgatitur nga emagazin janë edhe fotografitë e shtëpisë dhe lagjes së familjes Zaev.

Bashkëfshatarët e kryeministrit janë ndjerë të habitur se pse një media është interesuar për një shtëpi të mbyllur për muaj me radhë.

Murtino njihet si fshat i vogël ku banorët merren me bujqësi e që problem të madh e kanë importin e mallrave brenda Maqedonisë dhe jashtë. /albeu.com/


Shtuar më 20/06/2017, ora 16:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori