Kjo është shtëpia e Ratko Mlladiç në Shkup (FOTO LAJM)

Pëlqej
Agjentë të shërbimit sekret britanik MI 6 për shumë kohë kanë kërkuar në Maqedoni kriminelin e luftës Ratko Mlladiç.

Maqedonia ka qenë shteti "i dyshuar" kryesor për fshehjen e Mlladiçit.

Si Komandant në ish Armatën Popullore të Jugosllavisë, Mlladiç ka shërbyer 25 vite rresht në Maqedoni.

Në fshatin Brodec të Shkupit ai ka një shtëpi e cila ka filluar të ndërtohet para 30 viteve, por asnjëherë nuk është përfunduar.

Bashkëshortja e Mlladiçit, Bosilka bashkë me dhe djalin Darko madje posedojnë shtetësi maqedonase, por atyre u është ndaluar hyrja në Maqedoni pasi gjenden në listën e personave të dyshuar që ndihmojnë fshehjen e kriminelit të shumë kërkuar, shkruan Lajm.

Ratko Mlladiç e ka filluar karrierën ushtarake në Maqedoni. Në armatën jugosllave (JNA) është kyçur më 27 shtator të vitit 1965, duke u emëruar komandant togut në Shkup.

Pas përfundimit të Akademisë ushtarake, në vitin 1978 ka filluar të shërbejë në Kumanovë, ku ka fituar gradën e Komandantit të Bataljonit të parë këmbësorik, në brigadën 89. gjatë shërbimit në Maqedoni, Mlladiç është martuar me Bosiljka Jegdiç, jetme nga Hercegovina e adoptuar nga një familje maqedonase nga Shkupi. Bashkëshortja e tij, si dhe djali kanë shtetësi maqedonase. /albeu.com/
Shtuar më 24/11/2017, ora 13:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori