Kjo është pacientja më e vogël e diagnostikuar me kancer në gji (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një vajzë e vogël vetëm 10 vjeçe është pacientja më e vogël në botë që u diagnostikua me kancer gjiri.

Chrissy Turner zbuloi një kokërr në gjoksin e saj kur ishte 8 vjeçe. Në 2015, ajo iu nënshtrua një ‘mastecomy’, që i hoqi të gjitha indet e gjirit duke penguar kancerin e sekretimit të gjirit që të përhapet.

Prindërit e saj, Annette dhe Troy kanë luftuar me kancerin përpara prandaj e dërguan menjëherë vajzën që të merrte trajtim mjekësor.

Mjeku i tretë që ata vizituan vuri re kokrrën në gjoksin e vogëlushes, dhe pas dy vitesh që bënte terapi ajo iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale që rezultoi shumë e suksesshme.

Pasi fitoi betejën me kancerin, Chrissy po kërkon për një kirurg që të rregullojë formën e gjoksit të saj të majtë në mënyrë që të rritet si gjithë adoleshentet e tjera. /albeu.com/

Shtuar më 06/10/2017, ora 21:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori