Mbajti 9 akuza mbi shpatulla, Mendy shpallet i pafajshëm

Lojtari i Manchester City, Benjamin Mendy, është deklaruar i pafajshëm nga gjykata e Chester Croën.

Mendy akuhet për tetë vepra ndaj pesë femrave, duke përfshirë edhe shtatë akuza për përdhunim. Ai gjithashtu ka edhe një akuzë për abuzim seksual për një tjetër femër. Dyshimet janë se aio ka përdhunuar edhe një tjetër femër në kohën kur ishte i liruar me kusht gjatë muajit gusht.

Ekipi i tij i avokatëve, arritën të siguronin një tjetër lirim me kusht për Mendy, duke bërë që ditën e sotme, e hënë 23 maj, të konsiderohej i pafajshëm nga trupi gjykues.

Por gjyqi përfundimtar do të mbahet më 25 korrik, ku do të mësohet përfundimisht e ardhmja e tij./ h.ll/albeu.com


Shtuar 23.05.2022 19:07