Gjesti i madh i Mourinhos gjatë hyrjes në fushë me kapitenin para miqësores me Shakhtar (VIDEO)

Me një stadium olimpik plot me tifozë Giallorossi, Roma prezantoi ekipin përpara miqësores kundër Shakhtar Donetsk.

Të gjithë lojtarët parakaluan një e nga një, duke marrë ovacione, ndërsa dallim bënë dy nënshkrimet e fundit  Dybala dhe Wijnaldum.

Të fundit që hynë në fushë ishin kapiteni, Lorenzo Pellegrini dhe tekniku Jose Mourinho.

Portugezi ishte protagonist i një gjesti që nuk kaloi pa u vënë re, teksa gjatë ecjes tregonte me gisht lojtarët dhe stafin teknik./albeu.com