Kjo është fuqia shkatërruese e bombës artizanale të përdorur nga kamikazi i Mançesterit (FOTO LAJM)

Salman Abedi, i dyshuari për sulmin e përgjakshëm në Mançester, sipas policisë britanike nisur për të vrarë sa më shumë spektatorë që të ishte e mundur.

Pajisja shpërthyese ishte një bombë e ndërtuar me gozhdë, ciflat e të cilave u përhapën në një rreze të gjerë.

Eksperti britanik i sigurisë, Will Geddes, u tha gazetarëve se pajisja shpërthyese duket të ishte e tillë që të shkaktonte sa më shumë viktima.

"Kur shpërthen një bombë, tha ai, dëmi më i madh shkaktohet nga ciflat që përhapen dhe kjo është arsyeja se pse terroristët përdorin shpesh çanta të mbushura me kushineta".

Dhe se çfarë dëmi kanë shkaktuar ciflat e përhapura nga shpërthimi mund ta kuptojmë dhe nga fotoja e më sipërme, ku shihet se si është katandisur një pajisje teknologjike, e gjakosur me gjakun e viktimave si dhe pothuajse e shkatërruar.

Dëshmitarët thanë se vendi pranë shpërthimit ishte e mbushur me bulona të dimensioneve të ndryshme dhe ekipet e ndihmës mjekësore konfirmuan se plagët më të shumta ishin shkaktuar nga ciflat metalike. /albeu.com/

Shtuar më 25/05/2017, ora 17:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori