Kjo është fotoja më e çuditshme nga tërmeti në Turqi (FOTO LAJM)

Ndërkohë që rëndohet bilanci prej tërmetit në Izmir, ekipet e shpëtimit janë duke punuar intensivisht për nxjrrjen e të mbijetuarve nga rrënojat.

Madje, në njërën prej lagjeve më të prekura ata janë duke mbajtur në këmbë njërin prej pallateve të anuar me vinça.

Në fotot e shpërndara nga mediat turke duken tre vinça që mbajnë në këmbë pallatin që është gati për të rënë, ndërkohë që brenda vijon kërkimi për të mbijetuar.

Deri më tani, raportohet për 26 viktima dhe mbi 800 të plagosur në Turqi, ndërsa disa dhjetra janë ende të humbur.

Izmiri u godit nga një tërmet me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter gjatë ditës së djeshme.
Shtuar më 31/10/2020, ora 10:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori