Kjo është e dashura e djalit të Pirro Çakos, Inva rrëfen si shkon me "nusen"

Pëlqej
Sopranoja e njohur Inva Mula ka treguar për herë të parë me detaje marrëdhënien e saj me të birin Anthony dhe të dashurën e tij.

Inva u shpreh se Mari është një vajzë e bukur, dhe se i ka sugjeruar të merret me modeling, pasi i ka të gjitha karakteristikat që kanë modelet.

Mari është një vajzë shumë shumë e bukur. Në Francë vajzat si ajo i piketojnë mënjeherë për t’i afruar në rrugën e modës.

Por ajo është shumë e re dhe e ka të vështirë të përballojë presionin që ka modelingu.

I kam sugjeruar që ta shikojë si variant, pasi është fiks në moshën e duhur për ta shijuar shumë.

Më pëlqen që Anthony ma ka prezantuar, pavarësisht se mund të jetë diçka rinore e ndoshta kalimtare.

Është më mirë që ai vjen me të në shtëpi dhe unë e di se çfarë bën djali im”,-u shpreh Mula. /albeu.com/




Shtuar më 20/09/2017, ora 08:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori