Dënimi me vdekje i dy ushtarëve britanikë, lideri pro rus i Donbasit: Nuk shoh asnjë arsye për t’i falur

Pavarësisht presionit të madh të ushtruar nga autoritetet britanike në lidhje me vendimin për dënimin me vdekje të dy ushtarëve britanikë të cilët shërbenin në ushtrinë e Ukrainës, duke se vendimi nuk ka ndërmend të ndrushohet.

Lideri pro rus i rajonit të Donetskut, Denis Pushilin është shprehur se nuk ka asnjë arsye se përse britanikët duhet të falen.

“Nuk shoh asnjë bazë, parakusht që unë të dal me një vendim të tillë për falje”, citohet të ketë thënë Denis Pushilin për agjencitë ruse të lajmeve.

Kujtojmë se Moska dënoi dy qytetarët britanikë dhe një maroken nën akuzat se ishin mercenarë që punonin për llogari të Kievit, por familjarët e të dënuarve pretendojnë se ata ishin ushtarë të rregullt të ushtrisë ukrainase. Kjo është konfirmuar edhe nga Kievi.

Pas konfirmimit se ishin ushtarë të rregullt, vendimi i gjykatës bie në kundërshtim me Konventën e Gjenevës, sipas të cilës ushtarët përjashtohen nga ndjekja penale për pjesëmarrje në luftë.

Donetsk dhe Luhansk janë dy entitete separatiste të mbështetura nga Rusia në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, të cilin Rusia thotë se po lufton për ta hequr tërësisht nga kontrolli i Kievit./albeu.com