Kjo bukuroshe bëri flokët vetë me bojë, e tmerrshme sa iu zmadhua koka (FOTO LAJM)

Një studente ka përfunduar me kokë të ënjtur pasi provoi që të lyente flokët në shtëpi.

Studentja 19-vjeçare Estelle, nga Parisi, shpërndau disa fotografi të sajat në rrjetet sociale ku tregonte se si ishte katandisur nga boja e flokëve.

Estelle pësoi një alergji nga një kimikat i quajtur PPD që gjendet në 90% të bojërave të flokëve.

19-vjeçarja kishte blerë një bojë standarde për flokë të lyera në shtëpi në një supermarket në Val-de-Marne, në periferi të Parisit.

Si pasojë e reaksionit ajo filloi të kishte probleme me shikimin si dhe frymëmarrjen.

Gjithçka filloi të përkeqësohej në momentin që gjuha filloi t’i ënjtej ndërsa perimetri i kokës së saj kishte shkuar deri 63 cm ndërkohë që mesatarja është 56.

PPD, shkurtesa për paraphenylenediamine, përdoret gjithashtu me përqendrime të larta në tatuazhet popullore me këna.


Shtuar më 29/11/2018, ora 08:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori