Kivanç Tatlitug, 100 mijë € në muaj për serialin e ri (FOTO LAJM)

Aktori i njohur, Kivanç Tatlitug, në serialin e tij të ri "Kurt Seyit ve Sura" do të fitojë 100 mijë euro në muaj. Seriali në fjalë do të transmetohet në muajin mars në kanalin turk "Star", mirëpo ende pa filluar të transmetohet po flitet shumë.

Kostot e serialit për një episod llogariten të jenë rreth 1 milion euro dhe kjo e bën atë serialin me koston më të lartë në Turqi. Është zbuluar se aktori kryesor Kivanç Tatlitug, i cili do të performojë një histori dashurie pasionante dhe përrallore, do të paguhet 100 mijë euro në muaj.

Ky çmim konstatohet si më i larti i paguar për një aktor deri më tani në Turqi. Bukuroshi turk, duke u bërë gati të kthehet në ekran me serialin e tij të ri, u shfaq për së pari herë me të dashurën, Basak Dizer, me profesion dizajnere. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2014, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori