Kishte imazh Bes Kallakun, si ua shkatërroi makinat dhe mashtroi shqiptarët "Gulf" (FOTO & VIDEO)

Pëlqej
Kompania e karburanteve "Gulf" është zhdukur tashmë nga tregu duke lënë mijëra qytetarë shqiptarë të mashtruar pas shitjes së tollonave të naftës me një çmim prej 120-130 lekë litri.

Gjatë ditës së sotme, "Monitor" raportoi se kompania kishte shitur naftën e ARMO-s në tregun shqiptar duke shkaktuar mjaft probleme teknike tek makinat. Edhe kompania në fjalë u largua nga Shqipëria duke lënë një grope financiare prej qindra milion eurosh.

Të dyja kompanitë janë të regjistruara në vende "offshore", ç'ka rrit dyshimet se kemi të bëjmë me një skemë të mirëfilltë korruptive me lidhje të forta në qeveri.

Gjatë periudhës që operonte në treg, kompania "Gulf" bëntë një marketing agresiv duke përdorur figura publike si Bes Kallaku, i cili ka qenë edhe imazhi i saj.

Në mjaft raste, Besi ka promovuar produktet e kompanisë tek ndjekësit e tij.

Për më tepër, ndiqni videot dhe fotot. /albeu.com/



Shtuar më 20/04/2018, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori