Kishit parë ndonjëherë vezë blu të bufit? Janë gjetur në Librazhd (FOTO LAJM)

Pëlqej
Shqipërisë nuk i kanë munguar asnjëherë resurset e shumta natyrore.

Peizazhet e mrekullueshme dhe bota bimore kanë bërë që në shumicën e rasteve në të, të gjejnë strehë kafshë e shpendë nga më të rrallët.

Librazhdi duket të jetë një zonë që ka çfarë shfaq dhe tregon për të gjithë, pasi fakti që në të ndodhet Parku Kombëtar i Shebenik – Jabllanicë, është një provë e saj.

Së fundmi, një buf me disa vezë është gjendur në fshatin Letëm, por jo vetëm.

Kishit parë më parë vezë bufi?

Nëse jo, fotot më poshtë të publikuara nga “Librazhd city” ua tregojnë dhe janë me të vërtetë të mrekullueshme.

Me këtë rast, faqja në fjalë bën thirrje që të mbrohen shpendët e kafshët e egra sepse janë një pasuri natyrore e vendit tonë! /LibrazhdiNews.al/
Shtuar më 15/08/2018, ora 13:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori