Kishin kthyer shtëpinë në fermë kanabisi në Angli, çiftin shqiptar e tradhtoi luksi (FOTO LAJM)

Dy shqiptarë e kishin kthyer banesën e tyre në një fermë të mirëfilltë kanabisi duke gjeneruar të ardhura të konsiderueshme prej tyre.

Mediat britanike raportojnë se Besnik Hoxha, 32-vjec dhe gruaja e tij Ifigjenia Cipi, 31-vjec ishin përfshirë në një rrjet trafiku të lëndëve narkotike, i shtrire në zona të rendësishme të Britanisë së Madhe.

Burri siguronte paratë dhe ia kishte kaluar gruas në depozitë, një prej të cilave 22 mijë paund.

Ndërkohë që të dy kishin përdorur emra të rremë, karta të rreme identiteti, madje edhe me kombësi greke.

Gruaja nga ana e saj, rezultonte frekuentuese e rregullt e qendrave luksoze të bukurisë ku shpenzonte shuma parash të konsiderueshme.

Emri i Hoxhës u lidh direkt me fermën e madhe të kanabisit, në të cilin ishin së paku të përfshirë 20 persona dhe kishte shtrirje në Manchester, Sheffield dhe Sëindon.

Cifti ka dy fëmijë dhe jeton në Cedric Road, Crumpsall. Atyre u janë dokumentuar shumë udhëtime me shpenzime të larta, një mënyrë që sipas hetuesve duket të jetë bërë për pastrimin e parave të drogës.
Shtuar më 28/01/2017, ora 14:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori