Kirurgia 90-vjeçe që ka kryer 10 mijë operacione gjatë karrierës së saj (FOTO LAJM)

Kirurgia më e vjetër në Rusi, e cila këtë vit mbush 90 vjet ka kryer 10 mijë operacione, thotë se nuk e ka ndërmend të dalë në pension.

Alla Ilyinichna Levushkina 89-vjeçe, e cila për më shumë se 68 vite punon me bisturi në dorë, thotë se nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga profesioni i saj, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon fakti se vazhdon të kryej nga katër operacione në ditë në një spital në qytetin Ryazan afër Moskës.

Edhe pse e gjatë vetëm 150 centimetra, ajo gjithmonë bën të pamundurën që të sigurohet se mund të arrijë të prek çdo pjesë të pacientit.

89-vjeçarja ka punuar për më shumë se 30 vite si kirurge nëpër terrene malore të Rusisë, ku udhëtohej vetëm me helikopterë.

Por tani ajo është rikthyer në qytetin e lindjes Ryazan ku edhe u shkollua, dhe po vazhdon të kryejë profesionin e saj më plotë dashuri.

“Të qenit mjek nuk është vetëm një profesion por edhe një mënyrë e jetesës”, ka deklaruar ajo kur është pyetur se pse nuk ka dalë në pension.

Mosha e saj në profesionin që e ushtron ka pasur raste kur i ka shkaktuar probleme, pasi shumë pacientë ishin skeptikë nëse do të duhej të futeshin në duart e saj.

Por në momentin që e kuptonin se ajo është shumë e sigurt në punën që e bën, atëherë gjithçka ndryshonte. /albeu.com/

Shtuar më 01/02/2017, ora 23:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori