"Kingu" shfrenon imagjinatën dhe thotë se ekonomia bëri "namin" këtë vit

Pëlqej
Arben Ahmetaj
Ministri i Financave në detyrë, Arben Ahmetaj, ka nxjerrë shifrat e rritjes ekonomike për tremujorin e fundit të këtij viti.

Tremujori i tretë 2018 u rrit me 4.48%. Në tremujori e tretë 2013 ekonomia ishte në nivelin -2.46%, i krahasueshëm vetëm me vitin 1997.

Rritja e këtij tremujori, është shifra më domethënëse e transformimit, kthesës së madhe nga kriza e paralajmëruar e 2013, ringritjes ekonomike dhe konsolidimit që vazhdon!

Rritja ekonomike e 9-mujorit 2018 kaloi për herë të parë në tetë vitet e fundit, nivelin mbi 4%. Lajmi tjetër i mirë është konsumi që vazhdon trajektoren e vet rritëse, tashmë për të trembëdhjetin tremujor rradhazi, duke mbetur një nga kontribuesit kryesor të rritjes ekonomike.

Shifrat e rritjes ekonomike përgjatë pesë viteve të fundit, janë dëshmia më e mire sesi ekonomia e vendit po i shpërblen dita – ditës qytetarët shqiptarë dhe sakrificat e vështira që u deshën për të mbërritur këtu”, shkruan Ahmetaj, i cili u shkarkua pak ditë më parë nga Rama.

Shtuar më 31/12/2018, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori