Kinemaja në zi, ndahet nga jeta komiku më i dashur për shqiptarët

Kinemaja italiane është në zi.

Aktori i njohur Italian të cilët ne e njohim si “Fantozzi” ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.

Paolo Villaggio, prej ditësh ishte i shtruar në spital, por nuk ia doli të mbijetonte.

I famshëm në rolin e Ugo Fantozzit me të cilin u bë shumë i njohur edhe në Shqipëri vite më parë, ai ka qenë një ndër komikët më të suksesshëm në Itali dhe jo vetëm.

Përveç 10 episodeve të “Fantozzi-it”, ai ka interpretuar edhe në filma dramë me regjiFederico Fellini, Marco Ferreri, Lina Ëertmuller, Ermanno Olmi dhe Mario Monicelli.

Përpos çmimeve të tjera, në 1992, aktori u nderua me çmimin “Luani i Artë” në Festivalin e Filmit në Venecia. /albeu.com/

Shtuar më 03/07/2017, ora 09:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori