Kinë, ngjala që ngjason me alienët (FOTO-LAJM)

Një ngjalë e rrallë është gjetur në një liqen të ndotur në një provincë të Kinës lindore. Krijesa të tilla migrojnë rregullisht mes ujërave të ëmbla dhe detit, por në ndryshim nga gjallesat e tjera që i bëjnë këto "udhëtime" si pjesë e ritualit të mbarështimit, për këtë ngjalë kjo gjë nuk është e domosdoshme.



Ajo riprodhohet në det dhe shpenzon një kohë të gjatë për t'u ushqyer dhe zhvilluar. Pas kësaj, ajo kthehet përsëri në ujërat e ëmbla. Ngjala e frikshme rritet deri në 30 centimetra. Sipas 'Daily Mail' ngjala i ngjan "alienëve imagjinarë".
Shtuar më 10/09/2013, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori