Kinë, 345 milion paunde për ndërtimin e këtij hoteli luksoz (FOTO-LAJM)

Një hotel luksoz me pesë yje pritet të ndërtohet në një zonë të braktisur të Kinës në afërsi të malit Tianmenshan. Kompleksi me një vlerë prej 345 milion paunde do të ndërtohet në zonën e Songjiang dhe është projektuar nga një firmë britanike me bazë në Atkins. Ai do të ketë 380 dhoma mbi 19 kate, dy nga të cilat do të jenë nën ujë.


Pjesa tjetër e kompleksit Shimao do të ndërtohet në terren malor për ti ofruar klienteve mundësitë për të zhvilluar edhe sporte të cilat kanë të bëjnë me lartësitë.

Ndertimet pritet të marrin rreth tre vjet. Sipas projektuesve për të pasur një dhomë në këto hotele duhet të paguash 200 paunde në natë. /albeu.com/


Shtuar më 26/06/2013, ora 18:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori