“Qeveria kineze po transferon trupat në kufirin me HongKongun. Të gjithë duhet të jenë të qetë”.
Kështu deklaroi gjatë së mërkurës presidenti Amerikan Donald Trump, duke u përfshirë edhe ai në klimën e tensionuar që është shkaktuar nga protestat në HongKong.
Ndërkohë, satelitët kanë kapur pamje të tankeve dhe kamionëve ushtarakë që kanë mbushur stadiumin në Shenzhen, pranë kufirit me HongKongun.
Zyra Ndërlidhëse e Kinës në HongKong dënoi protestat e dhunshme dhe tha se ata që marrin pjesë në to nuk kanë asgjë ndryshe nga “terroristët”.
Protestuesit dhe policia u përleshën mbrëmjen e kaluar në aeroport pas tubimeve që paralizuan atë për dy ditë, ndërsa ditën e sotme check-inet u rihapën.