Petrit Vasili publikon videon e medias italiane: Alarm kombëtar! (VIDEO)

“Edi Rama është vetëm ai që pengon dhe izolon Shqipërinë nga Europa dhe e ka shëndërruar në narkoqeverisje rilindjen…”

Ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili ka publikuar denoncimin e medias italiane “Rai3” lidhur me mbjelljen e kanabisit në Shqipëri.

Vasili teksa ka publikuar kronikën akuzon kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj si mashtrues kur flasin për drogën.

Postimi i Vasilit në Facebook:

Alarm Kombetar!!

Denoncimi i RAI 3:
“Rritet 1200% ose 12 here mbjellja e kanabisit”!(VIDEO).

Tevizioni Shteteror Italian RAI 3 denoncoi sot publikisht rritjen tragjike,eksponenciale te kultivimit te droges me1200 % vitin e fundit ne krahasim me nje vit me pare.

Edi Rama dhe qeveria e tij nuk lufton aspak, por shfrytezon dhe mbeshtet mbjelljen masive te droges per te mbajtur pushtetin.

Rama dhe Lleshaj jane thjesht dy mashtruese kur flasin per drogen.

Te vertetat per drogen i di gjithe Europa dhe bota.

Edi Rama eshte vetem ai qe pengon dhe izolon Shqiperine nga Europa dhe e ka shnderruar ne narkoqeverisje rilindjen.

Shiheni VIDEON transmetuar sot ne edicionin e lajmeve te ores 19.00 nga RAI 3. /albeu.com/


Shtuar 27.01.2020 20:24