Kim Kardashian viziton Shtëpinë e Bardhë me vajzën dhe shkëlqeu me kombinimin (FOTO LAJM)

Kim Kardashian ka vizituar së fundmi Shtëpinë e Bardhë për të takuar Presidentin Trump dhe të gjithë sytë ishin tek ajo. Ylli televiziv ka bërë zgjedhjen më të mirë duke u veshur e gjithë me ngjyrat e tokës dhe u shfaq më serioze se kurrë me kostumin që i rrinte pas trupi dhe xhaketën që i mbulonte deri diku asetet aq shumë të përfolura të saj.

Grimi ishte i thjeshtë dhe ngjyrat e tokës kanë mbizotëruar edhe aty.

Avokatja e ardhshme u fotografua duke u nisur për tek Shtëpia e Bardhë bashkë me të bijën North West. Mendohet se takimi i saj me Presidentin e SHBA-së lidhej me çështjen e reperit ASAP Rocky i cili është i burgosur në Suedi dhe vetëm prej tij ka nisur një debat publik goxha i madh.
Shtuar më 26/07/2019, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori