Nuk i shkojnë studentët, Rama i ulëret rektorëve dhe dekanëve
Kim Kardashian sulmohet në Paris (FOTO-VIDEO)
Pëlqej
Dyshohet se gazetari i skandaleve Vitalii Sediuk është kthyer në një mollë sherri, pasi ka krijuar një situatë aspak të këndshme për Kim Kardashian, teksa ishte e shoqëruar me nënën e saj dhe bashkëshortin.

Bukuroshja është shokuar pasi i kanë bërë një "atentat" teksa ka mbërritur në Balmain fashion show në Paris, me nënën e saj Kris dhe burrin Kanye West. Ashtu siç e tregojnë edhe pamjet filmike dhe fotot e paparacëve, Kim është parë duke u mbajtur tek roja i saj, e teksa më vonë Kanye i ka ardhur në ndihmë.

Raportohet se ngjarja, fatmirësisht pa pasoja është shënuar kur ajo ka dalë nga makina dhe turma e njerëzve kishte rrethuar makinën luksoze të tyre. Sipas disa fakteve, dyshohet se ky "atentat" është bërë nga gazetari i skandaleve Vitalii Sediuk.

Ai ka folur për "Mail Online" duke thënë: “Kim është perëndeshë dhe Kanye një burrë me fat. Ky rreng me të ishte në shenjë proteste kundër Amerikës, që më kanë dëbuar dhe nuk më lejojnë për tu futur në vendin e tyre”. /albeu.com/
Kim Kardashian sulmohet në Paris (FOTO-VIDEO)

Shtuar më 26/09/2014, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori