Kim Kardashian na prezanton emrin e çuditshëm të bebit (FOTO LAJM)

Pas të gjitha aludimeve merr fund edhe kurioziteti jonë në lidhje me emrin e fëmijës së tretë të Kim Kardashian dhe Kanye West. Çifti ka bërë publik emrin e vajzës së tyre me anë të një postimi, ku Kim ka shkruar “North, Saint dhe Chi” ku mesa duket vajza e saj e vogël do të thërritet shkurt Chi.

Edhe motra e Kim, Khloe Kardashian ka bërë një postim duke u shprehur se e dashuron emrin e mbesës së saj. Epo mesa duket çifti do t’i qëndrojë deri në fund origjinalitetit për sa i përket emrave të fëmijëve.

Fëmija i tretë i çiftit erdhi në jetë të dielën nga një nënë surrogate, ku Kim nuk ka harruar ta falenderojë. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2018, ora 11:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori