Në burg për pastrim parash, Gjykata refuzon lirinë për dy bashkëpunëtorët e Taçit

Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e Artur Ballës dhe Bledar Lilos, të akuzuar nga SPAK për “pastrim parash”, në kuadër të grupit kriminal për masë më të butë sigurie.

Kunati dhe shoferi i biznesmenit të hidrokarbureve Rezart Taçi, do vijojnë të hetohen në masën e sigurisë arrest me burg. Ndërkohë që Taçi, vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar për të njëjtat akuza, pasi edhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit me burg në mungesë.

Lilo dhe Balla kanë mohuar akuzat që prej arrestimit. Në rekurs, Lilo ka pretenduar se nuk ka lidhje me akuzat, pasi është vetëm shofer. Ndërsa kunati i biznesmenit Rezart Taçi, ka kërkuar masë më të butë sigurie, por të dyja këto kërkesa janë rrëzuar nga Gjykata e Lartë.


Shtuar 14.03.2022 12:25