Kim dhe North-West në mbështetje të Kanye West (FOTO LAJM)

Pëlqej
Reperi i njohur Kanye West është shoqëruar nga partnerja Kim Kardashian dhe vogëlushja North ditën e djeshme në shfaqjen e prezantuesit Jimmy Kimmel. Ai është fotografuar gjatë mbërritjes në studion e ABC me makinën e tij luksoze Lamborghini.

Kanye është dukur i qeshur, ndërkohë që në krah ka pasur femrën e tij të bukur Kim Kardashian.

Mamaja e re ishte veshur me një fustan të ngushtë të ngjitur pas trupit dhe një palë çizme super të gjata. Ndërsa vogëlushja e thirrur prej tyre Nori ishte vendosur në karrocën e bebeve. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2013, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori