Kim dhe Kanye ngren padi 10 milion dollarëshe ndaj ish-truprojës: Deklarata të rreme
Kim Kardashian dhe Kanye West kanë kërcënuar ish truprojën e tyre me një padi multi miliona dollarë-she, pasi ai i ekspozoi për publikun muajin e shkuar, me sekretet familjare që rrëfeu.

Kim 39 vjeç dhe Kanye, 42 vjeç, kanë ngritur një padi ndaj ish bodyguardit të Kanye, Steve Stanulis, i cili sipas tyre raporti sekretet e tyre duke i transformuar ato si dhe duke shkelur marrëveshjen e privatësisë, firmosur sapo u kontraktua prej tyre.

Stanulis, i cili ishte pushuar nga puna që në vitin 2016 nga rreperi amerikan, tha se i duhej ti bindej rregullave absurde dhe qesharake të këngëtarit ndërsa e përshkroi çiftin Kardashian-West si njerëz të urryeshëm e me të cilët askush nuk duhet të shpenzojë as edhe 1 minutë kohë.

Siç raporton Daily Mail, Kim dhe Kanye nuk e kanë specifikuar në padi se për cilën pjesë truproja ka gënjyer e për cilën ka thënë të vërtetën por kërkojnë dëmshpërblim për prishje të imazhit, në shumën e 10 milionë dollarëve, për shkeljen e marrëveshjes së privatësisë.

Edhe në 2016, ata kërkuan që Stanulis ti kërkonte falje publike për deklaratat e bëra në adresë të tyre. Stanulis është një ish oficer i Policisë së Nju Jork dhe kohët e fundit është bërë pjesë e projekteve televizive si “The Sopranos” dhe “I now pronounce you Chuck and Larry”.

Edhe muajin e kaluar, në një intervistë, ai foli gjatë për veset më të këqija të këngëtarit Kanye West dhe bashkëshortes së tij, ndërsa theksoi se ata të dy paguajnë paparacët që ti filmojnë e fotografojnë kudo që shkojnë.
Shtuar më 02/06/2020, ora 12:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori