Mbledhja për Ahmetajn, prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

Prokurorët e SPK kanë mbërritur në Kryesinë e Kuvendit ku do të zhvillohet mbledhja e këshillit të mandateve për shqyrtimit të kërkesës për heqjen e imunitetit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt.

Vetë kreu i SPAK Altin Dumani  ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit me prokuroren Enkeleda Millonai për të paraqitur para anëtarëve të Këshillit të Mandateve kërkesën e tyre për arrestimin e deputetit.

Ata pritet do të paraqesin provat, në të cilat mbështesin kërkesën e tyre drejtuar Kuvendit.

Kujtojmë se SPAK ka kërkuar që mbledhja të jetë me dyer të mbyllura. Ndërkohë sot avokatët e Ahmetajt do të kërkojnë shtyrjen e mbledhjes, pasi sipas tyre dosja e SPAK është voluminoze dhe kërkon kohë për t’u shqyrtuar.

Në dosjen e SPAK Arben Ahmetaj se në cilësinë e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, thuhet se ka kontribuar në dhënien e koncensionit për ndërtimin dhe administrimi i impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit për prodhimin e energjisë shoqërsisë “Albtek Energy” me ortak të vetëm dhe administrator të shoqërisë Stela Gugallja.

Më 14.11.2014 është shprehur parimisht dakort për procedurën përzgjedhëse me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës që i jepet shoqërisë Alb — Tek sh.p.k. për ndërtimin e impiantit të Elbasanit, thuhet në dosje.

“Megjithëse ka qenë në dijeni të problematikave që evidentonte Ministria e Financave dhe pengesat që kjo e fundit po nxirrte për miratim, në lidhje me procedurën koncensionare më 19.01.2016 Ahmetaj ka shprehur dakordësinë për çeljen e investimeve nga Ministria e Mjedisit, detajimin e tyre për vitin 2016, në lidhje me Inceneratorin e Elbasanit në shumën 550 000 000 lekë, Impianti i prodhimit të energjisë nga mbetjet Fier 73 330 000 lekë; Pastrimi i lumit Shkumbin 130 000 000 dhe Mbyllja e vendepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta urbane të qytetit të Elbasanit 740 000 000 lekë, ku në të katërta këto procedura, janë pikërisht miqtë e tij, shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri që në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë, kanë përfituar të ardhura” thuhet në dosje.

Jo vetëm kaq për  për ndërtimin e inceneratorit të Fierit më 22 prill 2025 Ahmetaj ka propozuar disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, për koncesionet dhe partneritetin publik privat me qëllimin e vetëm, përforcimin e rolit të tij dhe të Agjencisë së trajtimit të koncesioneve në varësi të tij në procedurat koncensionare.

Gjithashtu është propozuar dhe në vijim miratuar, që propozuesit të pakërkuar t’i jepej bonus, gjë e cila është arritur dhe është përdorur pikërisht në rastin e projektit koncensionar të Fierit, ku i është dhënë bonus, një shoqërie të lidhur me shtetasit Sokol Meqemeja (bashkëjetues i shtetases Sonila Goxhaj), Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

 

 


Shtuar 11.07.2023 15:50