Kida qenka në një lidhje por jo me atë që mendonim (FOTO LAJM)

Ajo sjell hite pafund dhe është një ndër këngëtaret shqiptare që qëndron në krye të klasifikimeve.

Këtë verë ka sjellë bashkëpunime pafund dhe emri i Kidës është lakuar shumë në media.

Por sa i përket jetës private ajo është treguar shumë hermetike! E ftuar në emisionin ‘Prive’ ajo i është përgjigjur edhe pyetjeve rreth jetës private edhe pse nuk ka pasur të reja.

Këngëtarja është shprehur se është single dhe tani është koha që duhet të punojë! Sa i përket martesës, Kida tha se ka shumë kohë para se të ndodhë dhe se për momentin është në një lidhje me muzikën:

Kida është në lidhje me muzikën! Përnime nuk jam në lidhje. Shumica ma bëjnë këtë pyetje, por nëse ka diçka edhe ju do ta dini dhe do e shihni nëpër fotografitë e mia. Jam e re dhe kam nevojë të punoj shumë. Të martohem kam kohë shumë”
Shtuar më 28/07/2019, ora 09:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori