Kida provon flokët "pink" që po çmendin vajzat (FOTO LAJM)

Që Kidës i pëlqen të bëjë ndryshime drastike në look, këtë e mësuam së fundmi.

Kjo pasi këngëtarja vendosi të bënte ndryshimin e madh në pamjen e saj, duke u kthyer menjëherë në bjonde platin.

Por, duket se Kida nuk është “ngopur” me këto ndryshime, ndaj ka dëshirë të luajë prap me pamjen.

Postimet e fundit në InstaStory të këngëtares e tregojnë këtë, pasi papritur ajo u shfaq me flokët në ngjyrë rozë të ndezur, që në fakt janë filtra të rrjeteve sociale.

Mirëpo çfarë na bëri përshtypje është fakti që ajo shkoi krahas fotos: “E dashuroj këtë”.

Mos vallë Kida po mendon të ndryshojë sërish look dhe të kthehet në një kokë-rozë?

Në fakt, nuk është fare habi që shumë shpejt ta shohim këngëtaren me një ngjyrë të re flokësh, pasi u tundua nga filtri që “po çmend” vajzat e showbiz-it.
Shtuar më 27/11/2020, ora 16:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori