Kida i kushton një tatuazh të gjithë atyre që e urrejnë (FOTO LAJM)

Kida ka treguar se është mjaft e apasionuar pas tatuazheve dhe ajo numëron disa të tillë në trupin e saj. Së fundmi këngëtarja ka gdhendur një tatuazh të ri në pjesën e parakrahut, i cili ka një kuptim shumë të veçantë.

Këngëtarja ka treguar se ka bërë tatuazh portretin e një tigri në dorën e saj të majtë. Kida ka ndarë me ndjekësit foto të tatuazhit të ri dhe ka treguar mesazhin që fshihet pas tij. Ajo ka zbuluar se atë ja dedikon të gjithë njerëzve që e urrejnë, sepse si një “tigër” që është nuk arrijnë ta mundin.

“Ata më urrejnë, sepse është më e lehtë se sa të më mundin”, ka shkruar Kida në foton përkrah tatuazhit.

Pavarësisht se është shumë e re në moshë, këngëtarja ka arritur suksese të mëdha që në hapat e parë të karrierës. Sot ajo renditet si një nga artistet më të mira në tregun shqiptar dhe çdo këngë e saj është kthyer në hit. Ndërkohë kujtojmë se projekti më i fundit që ajo ka realizuar është “Edhe Sa” që ka kapur më shumë se 11 milionë shikime në Youtube.


Shtuar më 22/10/2020, ora 20:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori