Khloe dhe mami Zajmina sjellin versionin më fantastik të "Maleficent" këtë Halloween! (FOTO LAJM)
Sot data shënon 31 tetor, pikërisht ditën e “Halloween-it” kur ringjallen shpirtrat e të vdekurve.

Personazhe të shumtë të showbiz-it kanë treguar për ndjekësit në rrjete sociale kostumet që kanë zgjedhur për këtë vit, mirëpo vëmendjen na e mori këngëtarja Zaimina Vasjari dhe vogëlushja e saj Khloe.

Zaimina ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një foto me kostumet e Halloween-it dhe na i bëri sytë zemra!

Ajo dhe Khloe kanë sjellë versionin më të lezetshëm të filmit të Jolie, “Maleficent”.


Nënë e bijë janë veshur me të zeza dhe mbajnë brirë mbi kokë, teksa janë kapur për dore dhe shikojnë nga aparati fotografik.

Maleficent. Gjej një dyshe më të mirë.”- shkruan Zaimina krahas fotos, ndërsa të shumta kanë qenë komplimentet e ndjekësve, të cilët e përgëzojnë këngëtaren për përzgjedhjen e kostumeve këtë “Halloween”.
Shtuar më 31/10/2019, ora 16:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori