"Këtu banon një hajn" (FOTO-LAJM)

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje organizuan sot aksionin simbolik "Këtu banon një hajn", duke vendosur tabela treguese që tregojnë drejtimin se nga gjendet banesa e hajnit.



Këto tabela u vendosën në shtëpitë e Hashim Thaçit dhe Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj. Arsyet e këtij aksioni simbolik i paraqiti para mediave, Frashër Krasniqi, drejtues i sekretariatit të aktiviteteve në Vetëvendosje.

"Jemi këtu përballë vendit ku banon përkohësisht, derisa të ndërtohet shtëpia e tij luksoze, kryehajni dhe kryenegociatori i Kosovës, Hashim Thaçi. Përderisa patundshmëria e tij dhe “dostave” të tij po rritet, patundshmëria e shqiptarëve në veri po shitet. Pra, numri i shqiptarëve në veri të Ibrit po pakësohet vazhdimisht. Si pasojë e kësaj, numri i serbëve po rritet, dhe mbi këto shifra po ndërtohet baza e autonomisë së asaj pjese të Kosovës. Hashim Thaçi, po i udhëheq e përkrah edhe hajnat tjerë, Bajram Rexhepin e Besim Beqajn. I pari, ministër i skandaleve e i keqpërdorimeve milionëshe ne MPB, i dyti, si shpronësues i qytetarëve të Kosovës, apo shitës i pasurisë publike e shoqërorepërmes tenderëve të dyshimtë" u shpreh ai.


Sipoas Vetevendosjes 75% të aksioneve të PTK-së po shitet për 242 milion euro, apo rreth 25 km asfalt. Kjo duke e llogaritur shumën më të lartë të tenderit të dyshimtë, që ishte 277 milion euro, e duke ia hequr shumën prej 35 milion euro, siç ka kërkuar vetë kompania fituese. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2013, ora 13:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori