Këto katër çanta nuk dalin kurrë nga moda (FOTO LAJM)

Ëndrra e çdo femre, një çantë që mund të fusësh çdo gjë dhe prape të kesh hapësirë në të. Gjithashtu është trendi i momentit kështu që do të jeni dhe pjesë e “njerëzve me stil”.

Është perfekte për udhëtime, normal aq udhëtim sa na lejohet të bëjmë deri tani.
Çantat e dorës janë kthyer në një nevojë më e madhe tani që patjetër duhet të kemi me vete një që të fusim dezinfektantë, maska apo dhe produkte të tjera që pandemia na i ka shtuar në përditshmërinë tonë.

Edhe pse dizajnuesit i kanë projektuar çanta e tyre para shumë kohësh, për fatin e tyre të mirë, disa nga ato çanta i përshtaten nevojave tona aktuale.

Mund të marrin për shembull çantën nga Louis Vuitton që pa frikë mund të fusësh çdo gjë që të duhet në të, pa përmendur pastaj çantën nga Luniform që le të themi se mund të fusësh gjithë produktet e shtëpisë në të.

Gjithsesi, le ti shohim katër nga çantat që janë perfekte për produktet që pandemia na detyron të mbajmë me vete e në të njëjtën kohë mund të kombinojnë mjaft mirë me veshjen e gjithsecilës.

Shtuar më 29/10/2020, ora 23:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori