Këto janë dy të rinjtë që ranë tek Shpella e Pëllumbasit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ditën e djeshme tek Shpella e Pëllumbasit në Tiranë dy turistë ranë në humnerë ku njërin prej tyre e mori rryma.

Mësohet se të rinjtë që ranë në humnerë janë 21 vjeçari Fabio Dukagjini, i cili u shpëtua dje dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore si dhe 22 vjeçari tjetër Xhorxho Seferi që vazhdon të jetë i zhdukur.

"Shtetasi Xh. S., dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit, ndërsa shtetasi F. D., ka mbetur në një gryk kanioni dhe ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e policisë dhe zjarrëfikëses po punojnë për nxjerrjen e shtetasit F. D., nga gryka e kanionit dhe për gjetjen dhe nxjerrjen nga ujit të shtetasit Xh.S", deklaroi policia.

Por ende dhe sot po vijojnë kërkimet për Xhorxho Seferin të riun, që ra në humnerë. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2018, ora 12:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori