Këto dhëmbë tmerruan doktorët: Nuk është ashtu siç duket (FOTO LAJM)

Doktorët nuk i besuan syve kur panë përballë një grua, dhëmbët e të cilës po pushtoheshin prej një "luleshtrydheje" që ishte përhapur gjithandej në pjesën e mishit të dhëmbëve.

Sëmundja të të krijonte idenë e një lushtrydheje në dhëmbë u konstatua në një spital të Iranit, ndërsa sëfundmi mjekët atje e kanë publikuar si rast në një revistë shkencore britanike duke treguar se edhe se përse bëhet fjalë, shkruan Albeu.com.

Shkencëtarët thanë se bëhet fjalë për një "granulomatosis", e cila është sëmundje e rrallë e venave të gjakut, të cilët zgjerohen në mënyrë të pakontrolluar.

Mjekët konstatuan edhe plagë në fytyrën e gruas, të cilat po ia përfshinin të gjithë faqen.

"Pasi e kuruam, nuk dimë më çfarë ndodhi me atë grua pasi ajo nuk u paraqit më tek ne", theksuan mjekët iranian.

Nëse nuk kurohet në kohë, kjo sëmundje mund të japë edhe probleme vdekjeprurëse. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2019, ora 15:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori