Mos e humbisni: “Predhë” e vërtetë nga Hulk, e ndal vetëm shtylla (VIDEO)

Hulk, është i njohur për fuqinë e tij mbresëlënëse në gjuajtje, por edhe për standardet e tij tepër të larta.

Sulmuesi brazilian 35-vjeçar ka shënuar disa gola të jashtëzakonshëm gjatë viteve, duke përfshirë kohën kur ai ua mbylli gojën tifozëve të Benficas me një gol 108 km/h nga distanca.

Ajo përpjekje madhështore në Estadio da Luz besohej të ishte një nga goditjet më të rënda në historinë e futbollit.

Hulk gjatë një ndeshje në Brazil lansoi një tjetër “predhë” nga goditja e dënimit me topin i cili u ndal në shtyllë.