Këta janë 3 personazhet e showbizit shqiptar që blejnë te "gabi" (FOTO LAJM)

Rrobat formato me çmim të lirë janë arsyeja kryesore pse shpesh njerëzit blejnë rroba të përdorura.

Por këtu përfshihen dashur padashur edhe vipat.

Ndonëse shumë prej tyre blejnë tek gabi, vetëm disa e kanë pranuar këtë fakt ose janë kapur mat.

Eliona Pitarka është fotografuar një vit më parë në një treg rrobash të përdorura duke kontrolluar për të mbathura.

Ndërsa Oni Pustina ka pranuar vetë të fotografohet teksa provon një palë këpucë të përdorura ulur në një stol.

Po ashtu edhe Armina Mevlani e ka pranuar që blen tek gabi në emisionin Xing me Ermalin. "Kam pas blerë tek gabi dhe blej akoma por duke qenë se tani nuk ka gjëra shumë interesante në Shqipëri, blej jashtë Shqipërie", u shpreh Armina. /albeu.com/
Shtuar më 16/07/2017, ora 17:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori